Skuadra e njohur kroate rinovon kontratat me tre talent shqiptarë

Klubi kroat, Lokomotiva e Zagrebit ka rinovuar kontratat me 3 futbollistë shqiptarë.

Tre futbollistët e rinj shqiparë, Jon Mersinaj, Indrit Tucidhe Enis Cokaj kanë nënshkruar kontrata të reja me klubin kroat.

Të tre futbollistët janë pjesë e rëndësishme e kroatëve, ndërsa në këtë sezon janë duke luajtur në vazhdimësi dhe në disa ndeshje kanë qenë vendimtarë për Lokomotivën.

Kështu, Çokaj, Mersinaj dhe Tuci kanë firmosur kontrata të reja, të cilat i mbajnë të lidhur me klubin kroat deri në vitin 2024.

Pjesë e Lokomotivës është edhe Lirim Kastrati, mesfushori ofanziv i Kosovës që është raportuar që do të nënshkruaj gjatë javës së ardhshme me gjigantin kroat, Dinamo Zagreb.