Skuadra e madhe turke interesohet për Florent Hadërgjonajn

Florent Hadërgjonaj gjatë afatit kalimtar të janarit kaloi si i huazuar te skuadra turke Kasimpasa nga Huddersfield Town.

Huazimi i Hadergjonajt drejt Turqisë me gjasë i ka bërë mirë pas mos gjetjes së hapsirës në Championshipin anglez, shkruan Gazeta OLLE.

Sipas “takvim.com’, për Hadërgjonajn po interesohet gjiganti turk, Fenerbahçe.

Interesimi i Fenerbahces vjen pasi me gjasë nga kjo skuadër pritet të largohet futbollisti Mauricio Isla.

Te kjo skuadër aktualisht luan sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Ky i fundit me gjasë ka javët e numëruara pasi me gjasë do të largohet në afatin e verës.