Skuadra e madhe turke e dëshiron futbollistin shqiptar

Shumë futbollistë shqiptarë mund të ndërrojnë ambient gjatë afatit kalimtar të janarit.

Njëri ndër ta është edhe Berat Gjimshiti. Sipas mediave ndërkombëtare ai po kërkohet nga skuadra e madhe turke, Beshiktash, përcjell Gazeta Olle.

Kjo lëvizje lidhet me largimin e Pepes dhe Enzo Roco, duke krijuar një vakum të madh te skuadra turke. Gjithashtu edhe Domagoj Vida mund të largohet nga skuadra turke.

Së fundi agjenti i futbollistit të kombëtares shqiptare ka pasur një takim me drejtuesit e klubit turk, për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm të Gjimshitit. Ky është një transferim i mundshëm, duke parë mungesën e hapësirave te Atalanta për futbollistin kuqezi.