Skuadra e madhe përpilon listën e transfereve për qershor, pjesë e saj edhe Vedat Muriqi

Pronarët e Manchester Unitedit, familja Glazers pritet që të shpenzojë para të majme në afatin kalimtar veror.

‘Djajtë e Kuq’ kërkon t’i kthehet lavdisë në futboll sikur vite më parë, andaj përforcimi me lojtarë të rinjë është i domosdoshëm, shkruan Zëri.info.

Mediumi anglez ‘Express.co.uk’, ka zbuluar një listë prej katër futbollistëve që Manchester Unitedi e ka në listë.

Në mesin e tyre është edhe sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen te gjiganti turk, Fenerbahçe.

Para transferimit të Ighalos, klubi i Premierligës e kërkonte Muriqin, por që klubi turk e refuzoi shitjen e tij në janar.

Megjithatë, Muriqi ka shënuar 13 gola në 25 paraqitje në total këtë edicion, që është shifër impresive.

Ai do t’i kushtonte Manchester Unitedit rreth 20 milionë funte.

Përveç Muriqit, Manchester Unitedi synon edhe transferimet e Odion Ighalos, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramseyt.