Skuadra e Ligës së Parë me premio të çmendur nëse fitojnë nesër

Dueli ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Bashkimit të Koretinit mund të vendos se cila skuadër do të vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Parë dhe cila do ti thotë lamtumirë asaj.

“Ndërtimtarët” kanë ofruar 200 euro premio për futbollistët e tyre në rast të fitores ndaj Bashkimit të Koretinit.

Ramiz Sadiku ndodhet në zonën e barazhit me vetëm një pikë larg Bashkimit që ndodhet në pozitën e fundit të renditjes tabelare dhe një fitore e mundshme do ti thoshte lamtumirë ekipit nga Koretini dhe shpëtim nga rënia.

Ende nuk është bërë e ditur nëse edhe drejtuesit e “portokallinjëve” do të ofrojnë premio për futbollistët e tyre, por një gjë është e sigurtë, ky është ‘treni i fundit’ i tyre për këtë edicion.

Dueli ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Bashkimt të Koretinit zhvillohet të dielen me fillim nga ora 16:00 në kryeqytet.