Skuadra e Ligës së Dytë fiton me rezultatin 0:11

Skuadra e Ligës së Dytë, Minatori nga Magurja e Lipjanit ka arritur një fitore të lartë sot.

Në kuadër të xhiros së 6-të, Minatori fitoi me rezultatin 11:0 në udhëtim ndaj Dukagjinit të Gjilanit, shkruan Gazeta Olle.

Enis Stublla në këtë takim ishte në top formë duke shënuar katër gola.

Kurse nga tre gola shënuan edhe Hyseni si dhe Dobratiqi.

Kurse një gol e arriti edhe Besart Bekteshi në këtë fitore rekorde.

Kujtojmë se Minatori udhëhiqet nga ish futbollisti i njohur, Faruk Statovci dhe synon Ligën e Parë të Kosovës në këtë edicion.