Skuadra e Dukagjinit kërcënon kështu Drenicën

Pas 13 viteve, Dukagjini nga Klina, kërkon të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.

Por, për ta arritur Superligën, klinasit duhet ta mposhtin Drenicën në ndeshjen e barazhit që luhet të mërkurën në ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Optimizmi nuk mungon te skuadra që po drejtohet nga trajneri, Severin Elezaj.

Ekipi i Tribuna Channel, ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit të Dukagjinit, ku ishin të pranishëm të gjithë futbollistët.