Skuadra drenicase në gjendje të rëndë, bën apel për ndihmë

Skuadra e Skenderajt në volejboll në konkurrencën e femrave është në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Olle.

“KV Skenderaj në probleme të mëdha financiare. Edh pse KV Skenderaj është klubi me i suksesshëm në komunën e Skenderajt, e pse jo edhe në Volejbollin e Kosovës, kjo pak kujt i intereson.

Më të vërtetë Klubi gjendet në një pozitë shumë të vështirë financiare, e kjo si rezultat i mos përkrahjes financiare nga niveli lokal dhe donatorëve tjerë të mundshëm. Ka një vit e gjysmë që nga Komuna jonë nuk kemi marrur as edhe një cent, edhe pse ndaj Komunës i kemi kryer të gjitha obligimet qe na u janë kërkuar. Ne si Klub i kemi adresuar disa kërkesa në drejtim të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, duke u bazuar në sukseset e Klubit i cili është i vetmi klub që sjellë rezultate në Komunën e Skenderajt dhe atë Kombëtarë, emër qe me krenari e mban klubi jonë  Skenderaj, mirëpo nga kjo e fundit kemi marrë vetëm përbuzje tash e 16 muaj.

Donatorët të cilët i falënderojmë e që fal tyre kemi arritur suksese të mëdha dhe kemi mbijetuar, mirëpo ata janë lodhur duke pritur ligjin për sponzorizim. Sot të ndihmosh klubet është një bujari e madhe, një sakrificë qe nuk ta din askush përveç Klubeve dhe sportistëve të vërtetë. Ne i lusim donatorët qe mos ta humbasin shpresën e të na përkrahin sepse pa ndihmën e tyre nuk mundemi ti arrijmë qëllimet drejt suksesit. Klubi i volejbollit Skenderaj i cili lufton për titullin e kampionit nuk ka shtëpi sportive, në fakt nuk ka pas kurrë. Qe 12 vite ka filluar Pallati i Sporteve mirëpo për fat të keq është larg përfundimit, madje më të nuk merret askush dhe se dita ditës po shkatërrohet. Të gjitha lojërat e garave të Play-Off jemi të detyruar ti luajmë jashtë Komunës sonë gjë qe e vështirëson në masë të madhe punën dhe suksesin tonë.

I ftojmë institucionet Komunale të na krijojnë kushte e jo barriera, sepse e kanë obligim, ftojmë donatorët, dhe gjithë simpatizantët tanë qe të na përkrahin. Ne ju sigurojmë që KV-Skenderaj do të luftoj deri në fund për titullin e kampionit dhe kupës së Kosovës edhe pse me potencial vetëm vendor. Por, nëse nuk e kemi përkrahjen tuaj e sidomos të institucioneve Komunale, me të kryer kampionati KV-Skenderaj më nuk do të garon në garat kampionale”,  reagon kryetari i klubit: Agron Istogu.