Skuadra disa herë kampione e Kosovës rrezikon shuarjen

Skuadra e volejbollit për femra Skenderaj rrezikon shuarjen.

Kështu ka njoftuar në komunikatën e fundit klubi drenicas, përcjell Gazeta Olle.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Mungesa e mbështetjës financiare dhe kushtët e vështira e pamundëson funksionimin e mëtejmë të këtij klubi.

Njoftojm opinionin sportë dashës, se të vetmit klub për femra në Skënderaj, K.V Skënderajt, kampion e disa herë nënkampion, e së fundit edhe fituese e kupës së Kosoves në volejboll për femra, me një numër të madh talentesh,me shtatë përfaqsuese në kombëtarën e Kosovës, i rrezikohet shuarja.

Kjo po ndodhë jo me dëshirën e kryesisë e lojtareve, por për arsye të vështërsive financiare për vazhdimin e garave të mëtutjeshme.

Lojtarët e këtij klubi, në saje të talentit të tyre dhe suksesit të treguar në këtë klubë, janë të kërkuara në disa klube më të mira të vendit dhe jasht saj, ku edhe kanë oferta serioze gjë që K.V-Skenderaj nuk mund ti ofrojë.

Edhe përkunder deshires dhe vullnetit tone që të vazhdojm tutje, kjo gjë tanimë është diskutabile sepse afati i paraqitjes se klubeve për pjesmarrje është deri këtë të Shtune.

Mbetemi me shpres që deri atëhere ta gjejmë ndonjë donatorë serioz në të kunderten do ti lirojmë të gjitha lojtaret e këtij klubi dhe më nuk do të marrim pjes në garat e Superliges së Kosovës.

I falenderojmë të gjithë ata që na ndihmuan dhe ishin pranë nesh deri më tani.

Kryetari i Klubit:Agron Istogu