Skoutët e Barçës në Bernabeu, mbrëmë vëzhguan këta dy yje

Tottenhami mund të përballet prapë me një ”katastrofë” në verën e vitit të ardhshëm.

Kjo pasi që Barcelona i kishte dërguar skoutët mbrëmë në ndeshjen, Real Madrid – Tottenham, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Dhe tani mediat shkruajnë se klubi katalunas kërkon transferimin e Harry Kane dhe Christian Eriksen.

Por, gjithashtu thuhet se edhe Real Madridi e kërkon sulmuesin anglez në skuadër.

nintchdbpict000290156361

I pranishëm në Santiago Bernabeu mbrëmë ishte edhe drejtori i katalunasve, Roberto Fernandez.

Dhe natyrisht se klubi katalunas do të tentojë me të gjitha forcat që t’i transferojë dy yjet e lartëpërmendur.

Kane ka shënuar 36 gola deri më tani këtë vit, 4 më shumë se Ronaldo në nivel të klubeve duke u bërë kështu sulmuesi më i përfolur i momentit në Evropë.

Gjithashtu, Barcelonës i pëlqen mjaft shumë edhe Erikseni, të cilin e ka kërkuar edhe gjatë kohës së tij në Ajax. /Gazeta Olle/

nintchdbpict000360959691