Skifterat tallen me Intelektualët: S’keni mentalitet, nuk ishte 1 maji për të djegur goma

Derbi ka përfunduar, por Skifterat dhe Intelektualët vazhdojnë me “goditjet” drejt njëra-tjetrës në internet, për atë se çfarë ka ndodhur të dielën në stadium.

Tifozët e Gjilanit janë tallur me ata të Dritës me momentin kur e kanë bërë “zi” tribunën e tyre me mjete piroteknike, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Skifterat tallet me bardhekaltërit, duke aluduar se Intelekutalët menduan që tifozët e Gjilanit kanë djegur guma në stadium.