Skifterat përkrahin Gjilanin edhe në stërvitje

Tifozët e Gjilanit, Skifterat, kanë qenë të pranishëm në stërvitjet e skuadrës për t’i dhënë zemër djemve bardhëkuq në prag të derbit ndaj Dritës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet se si një grup prej dhjetëra tifozësh, këndojnë në tribuna për skuadrën e Gjilanit, derisa futbollistët janë në përgatitjet e fundit para sfidës.