‘Skifterat’: Musa Selimi, turp të qoftë

Tifozëria gjilanase, ‘Skifterat’, nuk e kanë pritur aspak mirë largimin e trajnerit Musa Selimi pikërisht disa orë para ndeshjes derbi ndaj Lirisë, duke e konsideruar këtë veprim si të turpshëm.

“Turp për ish-trajnerin, që në orën e fundit para derbit jep ndorëheqje, njëra ndër arsyet kryesore që sjelli energji negative tek ekipi”, thuhet në shkrimin e tyre në Facebook.

Paraprakisht, ‘Skifterat’ u ankuan në gjyqtarin Hajriz Hajdari, duke e konsideruar gjykimin e tij si tendencioz dhe pro klubit të Lirisë. Prizrenasit e fituan derbin 2:1.