Skifterat marshojnë drejt Podujevës!

Na pret një 90-minutësh i zjarrtë! Drita dhe Prishtina luajnë kryendeshjen e fundjavës elitare sot në Gjilan.

Takimi që fillon prej 14:00, pritet të jetë shumë interesant dhe i paparashikueshëm, përcjellë Gazeta Olle.

Ndeshja tjetër e ditës luhet mes Llapit dhe Gjilanit.

Vendësit duan fitoren për t’u stabilizuar në tabelë ndërsa mysafirët për të vazhduar serinë pozitive, me të cilën duan të mbesin afër Ballkanit.

Për këtë ndeshje, tifozëria nga Gjilani, Skifterat tashmë kanë marr rrugë drejt Podujevës për të përkrahur skuadren e tyre.

Kujtojmë, edhe në sfidën e parë, Drita – Prishtina, pritet të ketë tifozë të organizuar nga rradhët e mysafirëve.