Skifterat godasin keq Arpagjikët (FOTO)

Gjilani sot mposhti Lirinë 2:0, duke shënuar fitoren e parë sezonale ndaj prizrenasve pas tri ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion.

Tifozët vendës, Skifterat e kanë shkruar në murin e stadiumit një mesazh për tifo-grupin prizrenas, Arpagjikët, duke theksuar që këta të fundit kurrë nuk kanë qenë në Gjilan, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kujtojmë që tifozët e këtyre dy skuadrave kanë krijuar rivalitet interesant në kohën e fundit, sidomos pas ndeshjes së kaluar në Gjilan, e cila prodhoi shumë tensione.

Sot dy golat në fitoren e vendësve i shënoi sulmuesi Isa Eminhaziri.