Skifetart me gjest të jashtëzakonshëm: Politika për vete, populli për popullin

Tifo-grupi Skifterat nga Gjilani, ka shpërndarë disa gjëra ushqimore për familjet me nevojë në këtë kohë të kësaj krize të pandemisë koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga ky tifo-grup në rrjetet sociale, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë postimi i tyre:

“Politika për vete – Populli për popullin”

Sot po shpërndajmë miell dhe artikuj tjerë bazik për dhjetë sofra skamnore me shpresë që këto kohë të vështira të zbutim sadopak gjendjen e rënduar të familjeve në nevojë!!

Ripërsëritim apelin tonë për të gjitha grupimet tifozerike, organizatat humanitare, subjektet biznesore dhe grupet e ndryshme të gjenden pranë jetimëve, të varfërve dhe të sëmurëve për ta bërë më të lehtë tejkalimin e gjendjes nëpër tē cilën po kalon populli jonë!
Falemnderojmë antarët tanë për kontributin në këtë iniciativë!