Skënderbeu pas mesfushorit të kombëtares shqiptare

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe ish ‘ylli’ i Torinos, Migjen Basha i cili momentalisht është pa skuadër shumë lehtë mund të bashkohet me kampionët e Shqipërisë nëse këta të fundit arrijnë të kualifikohen për në Europa League, shkruan ‘Sportpress’.

Edhe pse kërkohet nga shumë skuadra ndër to Frosinone e cila është ngjitur në Serie A, Basha mund të bashkohet me Skënderbeun në një kontratë 6 mujore.

Presidenti Takaj ka shumë ‘yje’ në listën e dëshirave dhe ndër këta ‘yje’ është edhe Migjen Basha.