Skënderbeu mund Bylisin me golat e Abazit e Berishës (VIDEO)

 Skënderbeu i Korçës ka mposhtur 4:0 Bylisin, në përballjen kosovare. Për Skënderbeun gola kanë shënuar Leonit Abazi e Bernard Berisha, të cilët në pjesën e dytë realizuan në portën e Kushtrim Mushicës, ish portierit të Prishtinës.

Berisha shënoi në minutën 78, kurse Abazi në të 64-tën.

Berisha asistoi edhe në golin e parë të shënuar nga Progni dhe në të katërtin të realizuar nga Hamdi Salihi.

Titullar për Skënderbeun luajti edhe Bajram Jashanica, kurse Liridon Latifi ishte i pezulluar.

Për Bylisin krahas Mushicës, luajti edhe Ahmeti Haliti si titular. /Olle/

loading...