Skënderbeu largon 10 futbollistë, dy prej tyre luajtën në Vala Superligë (FOTO)

Skënderbeu e mbylli këtë edicion në Superiore në vendin e tretë duke mos arritur asnjë objektiv të vënë në fillim të sezonit nga drejtuesit e klubit.

Shtatë herë kampionët e Shqipërisë po përgatiten për Kupat e Europës.

Njëkohësisht kanë nisur edhe “piketimet” për merkaton e verës.

Fillimisht nga kampi korçar do të ketë shumë largime.

malaj 6

 

Drejtuesit, së bashku me stafin teknik kanë përgatitur listën me 10 lojtarët që do të mbyllin përfundimisht aventurën me bardhekuqtë e Korçës.

Hektor Idrizaj, Gjergji Muzaka, Nuredin Orelesi, Hamdi Salihi, Aleks Predesk, Marvin Ogunjimi, Masato Fukui, Xhefri Bushi, Argjend Malaj dhe Serxhio Zhunjor janë futbollistët që priten të largohen nga Skënderbeu.

Duhet theksuar që ende nuk ka një listë zyrtare, por sipas zërave që qarkullojnë këta janë largimet e mundshme nga shtatë herë kampionët e Shqipërisë.

junior