Skënderbeu kërkon trajnerin e skuadrës kosovare

Në Korçë ende nuk kanë vendosur për shkarkimin e trajnerit Agostineli, teksa drejtuesit e klubit po mendohen mirë para se të marrin vendimin.

Kjo periudhë lë hapësira për të qarkulluar emra të ndryshëm të cilët mund ta zëvendësojnë italianin, dhe emri më i ri është ai i Veton Çitakut, trajnerit aktual të Trepça ’89 raporton “Sport Ekspres”.

Ekipi nga Mitrovica kryeson aktualisht kampionatin në Kosovë, dhe siç dihet, marrëdhëniet midis dy klubeve janë shumë të mira dhe për Çitakun nuk mund të ketë pengesa.

Gjithashtu në gazetë shkruhet edhe për një trajner kroat e një trajner grek, por emrat e tyre nuk publikohen, ashtu siç “Panorama Sport” raporton se trajneri mund të jetë edhe spanjoll, por pa përmendur se kush mund të jetë ai.