Skënderbeu i Korçës – Dinamo Kiev, a pajtoheni me këto nota të futbollistëve?

Skënderbeu i Korçës ka marrë një fitore të rëndësishme në përballje me Dinamon e Kievit.

Klubi shqiptar arriti të mposhtë me rezultat të ngushtë 3-2 gjigantin ukrainas duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Padyshim që futbollisti më i mirë në këtë takim ishte sulmuesi Ali Sowe që shënoi golin e tretë por edhe asistoi tek i dyti.

skender_1511474152-5214405

Sowe ka marrë notën më të lartë në ndeshje (8.00), duke lënë mbrapa James Adeniyi me (7.8).

Paraqitje tejet të mirë kishin edhe dyshja shqiptare Sabien Lilaj (7.7) dhe Enis Gavazaj (7.2).

Ndërkohë tek Dinamo Kiev më i miri në ndeshje ishte mesfushori anësorë Tsygankov (8.3), ndërsa notë të lartë mori edhe Morozyuk (7.8).

Nota më e vogël në këtë takim ishte për portierin mysafir Bushchan (5.6).

received_10156136471183641 received_10156136471088641