Skënderbeu i dashuruar pas futbollistëve të Kosovës, e dëshiron edhe një në Finlandë

Skënderbeu dëshiron titullin e kampionit në Shqipëri dhe pritet të bëjë disa transferime.

“Panorama” bëjnë me dije se Skënderbeu është në negociata me një mesfushor shtatlartë.

Bëhet fjalë për një futbollist që luan në Finlandë me skuadrën e Lahtit, Xhevdet Gela, transmeton Gazeta Olle.

Ky i fundit është aktivizuar në 14 ndeshje me ekipin e tij, por nuk ka arritur ende ta gjejë rrugën e rrjetës këtë sezon. Në karrierën e tij, 29-vjeçari ka shënuar 23 gola.