Skënderbeu hesht Kukësin

Skënderbeu e ka shënuar fitoren më të rëndësishme të edicionit, duke e mposhtur Kukësin në udhëtim me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm për ‘ujqërit’ në këtë takim e shënoi Sabien Lilaj, derisa sfida ishte shumë e tensionuar. Me këtë disfatë, Kukësi pothuajse ka dalë jashtë garës për titullin kampion.