Skënderbeu eliminon Mamurrasin nga Kupa e Shqipërisë me rezultat të pabesueshëm

Skënderbeu është kualifikuar për në turin e 16 skuadrave më të mira të Kupës së Shqipërisë.

Skënderbeu ka eliminuar Mamurrasin në turin e parë me rezultatin e përgjithshëm 17-1.

Pasi fituan ndeshjen e parë 0-8, korçarët triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 9-1.

Golat u realizuan nga Nespor (2), Mara (2), Shkodra, Gripshi, Liqeri, Lulaj dhe Tako.

Kosovari Donjet Shkodra konfirmon kështu formën fantastike që po kalon.

Skënderbeu e ka mësuar edhe kundërshtarin e radhës.

Në turin pasardhës, korçarët do të përballen me Besëlidhjen e Lezhës.

Ashtu sikur në kampionat, Skënderbeu është favorit absolut për të fituar edhe Kupën e Shqipërisë.