Skënderbeu e fiton Kupën e Shqipërisë

Skënderbeu i falet Sabjen Lilajt dhe merr të dytin trofe në këtë sezon.

Një mbyllje fantastike për skuadrën korçare që rrëmben dhe Kupën e Shqipërisë pas titullit kampion, shkruan Sport Ekspres.

I kishte munguar ky trofe juglindorëve dhe më në fund arrijnë që ta shënojnë dhe ata emrin e tyre në listën e fituesve të Kupës së Shqipërisë.

Një ndeshje e ekuilibruar që u vendos nga një 11-metërsh që lë vend për diskutim.

Gjoni ndali Xhejmsin dhe në momentin e parë kryesori Eldorian Hamiti akordoi goditje dënimi.

Konsulta me asistenin pas porte Enea Jorgji bëri që të ndryshonte mendim dhe të akordonte 11-metërsh.

Lilaj u tregua i saktë dhe i dha avantazhin skuadrës së tij.

Pavarësisht se skuadra e Mezanit e kërkoi deri në fund barazimin, nuk mundi që ta gjente atë. Bardhezinjtë e gjetën golin në minutat shtesë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Skënderbeu e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Marko Radas në skeondat e fundit të ndeshjes.

Pavarësisht kësaj bardhezinjtë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Mbyllet kështu dhe sezoni 20-17-2018 i futbollit shqiptar.