Skënderbeu-Dinamo, ja sa tifozë do të jenë në stadium

12 mijë spektatorë pritet të jenë të mërkurën në mbrëmje në “Elbasan Arena” në përballjen e Skënderbeut me Dinamon e Zagrebit.

Mbi 35 autobusë do të nisen nga Korça, kurse si masa sigurie do të jenë gati 250 roje që do të mbajnë rendin e sigurinë, pa harruar këtu forcat e rendit të angazhuar në atë ndeshje.

Por përveç tifozëve korçarë do të ketë dhe nga Maqedonia, Kosova dhe Greqia për të mbështetur Skënderbeun, që do të thotë se shifra prej 12 mijë personash në stadium duket e sigurt.

Ndërkohë tashmë kanë nisur dhe rezervimet për ndeshjen e kthimit në Zagreb më 26 gusht. Kështu një grup prej 50 vetash tifozë korçarë e shkodranë do të udhëtojnë me autobus, ndërsa udhëtimi i tyre do të kushtojë 85 euro.

Një gjë është e qartë tashmë të gjithë do të jenë të përqendruar për Skënderbeu – Dinamo e Zagrebit, atje ku pritet një kualifikim historik i korçarëve në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

loading...