Skënderbeu dhe Partizani përfitojnë nga Kampionati Evropian

Skënderbeu dhe Partizani do të kenë përfitime financiare nga “Euro 2016″.

E përditshmja gjermane “Bild” ka shkruar se UEFA ka vendosur një shpërblim për çdo klub, lojtarët e të cilit janë pjesë e një kombëtareje në Europianin e Francës.

5800 euro në ditë është shifra që do të paguhen klubet për çdo lojtar pjesëmarrës në Europian. Llogaritja e këtij shpërblimi do të nisë që nga data 27 maj, 14 ditë para startit të Euro 2016.

Në bazë të përllogaritjeve të para, Orges Shehi dhe Alban Hoxha, dy lojtarët e vetëm që janë në kombëtare nga Superliga do të fusin në arkën e klubeve përkatëse nga 139.200 euro deri më datë 19 qershor, dita kur Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në grup, atë përballë Rumanisë.