Skënderbeu aktualisht ka gjashtë lojtarë nga Kosova, dy mund t’i keni harruar

Skënderbeu tash e një kohë njihet si çerdhe e futbollistëve nga Kosova dhe sukseset e këtij klubi janë të lidhura ngushtë me këtë lojtarë.   

Klubi nga Korca sot në gjirin e saj ka gjashtë lojtarë që vijnë nga Kosova.

Lojtari më i vjetër mbetet Leonit Abazi i cili ende vuan nga dëmtimet dhe ka kohë që ka mbetur jashtë, por mbetet në kontratë me Skënderbeun.

leonit abazi

Pastaj vjen Bajram Jashanica. Mbrojtësi i fuqishëm po shihet me sy të mirë edhe nga klubet evropiane.

Jashanica

Eni Gavazaj është një tjetër emër që është bashkuar me klubin korçar. Ai po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm.

gavazajj

Argjend Malaj kishte lënë Tiranën për të kaluar te Skënderbeu dhe shkaku i një lëndimi të rëndë mbetet jashtë fushës. Ai mund të jetë gati për janar.

malaj

Suad Sahiti erdhi nga Rabotnicki, por është futbollist që ka luajtur edhe në Kosovë te Hajvalia.

suad sahiti

I fundit, por jo nga rëndësia është Shend Kelmendi. Sulmuesi prishtinas ka kaluar këtë sezon dhe ende nuk po i gjen hapësirat e nevojshme.

shendi

Këtyre emrave mund tu shtohet edhe Fidan Aliti, që vjen nga Kosova Lindore dhe është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. /Gazeta Olle/

Aliti