Skënderbeu afër ish-yllit të Kombëtares

Emiljano Vila duket se do të jetë pjesë e Skënderbeut, por ende nuk ka një zyrtarizim, pasi duhet diskutuar të gjitha çështjet e marrëveshjes.

Për durrsakun ka një interesim edhe nga ana  e Kamzës, por sigurisht korçarët janë një klub me tjetër stad dhe që nuk mund të refuzohen.

Gjithsesi  nuk është mbyllur ende asgjë.

Vila në Korçë me gjasa do të jetë zgjedhje e dytë dhe për këtë duhet të mendohet mirë, duke parë që konkurrenca atje është shumë e madhe.

Sipas “Panorama Sport”, kohëzgjatja e kontratës është ajo që po diskutohet, pasi mesfushori e do 1.5 vjeçare, jo 6-mujore.

Gjithashtu po flitet edhe për çështjen e pagës. Deri më tani këto dy pika mbajnë palët larg firmës.

skenderbeu