Skënderaj dhe Luboteni fituan Kupën e Kosovës

Vashat e Skënderajt dhe djemtë e Lubotenit, kanë triumfuar në finalet e Kupës së Kosovës në volejboll, të zhvilluara në Palestrën 1 Tetori në Prishtinë.

Skënderaj mposhti M-Technologien e Prishtinës 3:1 në sete, ndërsa Luboteni i Ferizajt fitoi pastër, 3:0 ndaj Prishtina Volley.

Ndeshjet u zhvilluan në një atmosferë të këndshme, ku të pranishëm ishin rreth 1 mijë shikues, shkruan Gazeta Olle.

Interesant takimet i kishin bërë edhe përforcimet e huaja, sidomos në konkurrencën e femrave.