SKANDALOZE: Sigurimi shtetëror kinez e ruan kampionin kosovar edhe në WC

Kina si Kina, si shtet komunist, është aq e mbrapsht sa as mendja e njeriut nuk mund ta përthekonte se çfarë bëri me xhudistin veteran të kombëtares së Kosovës, Anton Cena!

Është jonormale që të pengohet një garues si Anton Cena dhe mos t’i lejohet emri i Kosovës në fanellë në Kampionatin Borëror për veteran që u mbajt në Kinë, dhe aq më rëndë që të thirret nga spikeri oficiel: Anton Cen Serbi. Ky është skandal përtej se skandali.

Cena ka reaguar ashpër dhe është grindur me fjalë me organizatorët për këtë skandal dhe e ka fshirë me dorën e vet emrin SRB duke shkruar Kosova. Aty përplaset ashpër me sigurimin shtetëror kinez.

E tjetra siç merret vesh, Cena është përcjellur në çdo hap nga sigurimi shtetëror kinez, saqë as në WC nuk ka shkuar vetëm por duke e ruajtur sigurimi kinez! Edhe në WC e kanë ruajtur, kjo nuk do koment.