SKANDALOZE: Policia serbe nuk lejoi Kombëtaren e Kosovës në karate të hyjë në Serbi

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në karate nuk u lejua të hyjë në shtetin e Serbisë.

Policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kombëtarja e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.

Ekspedita u kthye në Prishtinë. Vendimi i qeverisë serbe vlerësohet të jetë skandaloz. Politika edhe një herë ndikoi në sport.