Skandal: Përleshje në Pozhoran, nuk fillon ndeshja

Dueli ndërmjet Vllaznisë së Pozheranit dhe Vushtrrisë është shtyrë për momentin për shkak se dy grupet e tifozëve janë përfshirë në një përleshje masive në stadiumin “Ibrahim Kurteshi” në Pozheran, raporton GazetaSheshi.com.

Me të zbarkuar në stadium grupimi i tifozëve “Forca” nga Vushtrria kanë filluar konfrontimin fizik me tifozët vendas “Tigrat” e Pozheranit dhe futbollistët ende nuk kanë dalë në fushën e lojës.

Tifozët kanë pushtuar fushën e lojës, teksa forcat e rendit kanë kërkuar përforcime shtesë për të qetësuar gjendjen.

Ndeshja pritet të fillojë po sa të qetësohet situata.