Skandal në Shqipëri: Flamuri i Francës ngatërrohet me atë të Holandës (FOTO)

Në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë është zhvilluar ndeshja kualifikuese për Kampionatin Europian për femrat, mes Shqipërisë dhe Francës.

Por, organizimi ka ngecur në një pikë të rëndësishme, flamuri i Francës është ngatërruar me atë të Holandës.

Flamujt të të dyja shteteve kanë të njëjta ngjyra por ndryshon forma e flamurit, e duke u nisur nga kjo organizatorët janë munduar të ‘fshehin’ këtë gabim dhe e kanë kthyer flamurin holandez vertikalisht për të krijuar përshtypjen se është flamuri francez.

Megjithatë, lehtësisht dallohet se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me flamurin francez.

foto