Skandal në Brazil: Vriten tetë tifozë

Plot tetë tifozë janë ekzekutuar në Brazil me plumba në kokë. Një tragjedi e rëndë ka ndodhur para derbit në elitën e futbollit brazilian mes Corinthians dhe Palmeiras.

Plot tetë tifozë të ekipit vendas Corinthians janë qëlluar për vdekje me plumba në kokë, shkruan Fox Sports. Dy persona të armatosur u futën në një lokal ku po qëndronin tifozët, duke i ekzekutuar tetë prej tyre.