SKANDAL: Lojtarët shqiptar të KF Luginës sulmohen brutalisht nga kundërshtarët në kampionatin serb

Klubi i vetëm shqiptar në kampionatin serb, KF Lugina është sulmuar brutalisht gjatë takimit në Ligën e Rrethit të Pçinjes të futbollit serb.

Ky sulm ishte i paramenduar dhe sulmuesit kishin për cak lojtarët shqiptar të Luginës.

Përveçse u sulmuan futbollistët para dhe gjatë ndeshjes, ata për vazhdimisht u ofenduan në thirrje nacionaliste nga tifozët serb.

Kjo nuk është hera e parë që klubet shqiptare priten në forma të tilla dhe janë viktima të dhunës në futbollin serb.

Lugina ka mbetur ekipi i vetëm shqiptar që garon në futbollin serb për shkak të padrejtësive të mëdha që po iu bëhen tashmë e disa vite.

Më poshtë mund ta ndiqni edhe kumtesën e plotë të klubit nga Presheva:

Sulm fizik me paramendim, ndaj futbollistëve te klubit "Lugina" në Levosojë!Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani…

Gepostet von K.F Lugina am Sonntag, 19. Mai 2019