SKANDAL: Kosova U-21 në short pa flamur!

Kosova U-21 ka mësuar sot shortin për kampionatin botëror të hendbollit Spanja 2019.

Mirëpo, ajo që nuk pritej ndodhi në hedhjen e shortit.

Në publikimin e emrit Kosovë në shortin e hedhur, kombëtarja jonë përfaqësohet me logon e Federatës së Hendbollit të Kosovës, dhe jo me flamurin tonë, shkruan Gazeta Olle.

Botërori mbahet në muajin korrik në Spanjë, vend ky që e kundërshton fuqishëm Pavarësinë e Kosovës.

Edhe pse Spanja ende nuk dihet nëse do ta lejojë vendin tonë të përfaqësohet me simbolet shtetërore, shorti i hedhur sot pa flamurin e Kosovës tregon se Spanja synon të diskriminojë sërish vendin tonë.

Federata e Hendbollit e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim për heqjen e flamurit tonë në emërtimin, Kosova.