SKANDAL: Faton Malokut dhe të tjerëve iu refuzohen vizat, Kukësi kërkon anulimin e ndeshjes me Torpedon

E paprecedentë, katër lojtarëve të Kukësi u refuzohet viza për të udhëtuar sot në mbrëmje me ekipin drejt Gjeorgjisë.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se portierit kosovar, Faton Maloku, shqiptarëve nga Maqedonia, Valon Ethemi dhe Edis Maliqi, si dhe sulmuesit nga Mozambiku Arturo Rexhinaldo, nuk u është dhënë vizë.

Edhe pse i gjithë dokumentacioni ka qenë në rregull, ambasada e Gjeorgjisë ka refuzuar vizat për katër lojtarë. Klubi i Kukësit ka njoftuar menjëherë UEFA-n, duke kërkuar anulimin e ndeshjes.

Në orët e ardhshme pritet që qeveria e futbollit të ndërhyjë, në të kundërt do të ketë sanksione ndaj klubit organizator, në rastin konkret Torpedo Kutaisit.