S’ka shpresë për Besën, futbollistët e kanë një ide në kokë

Humbja nga Trepça ’89 dhe eliminimi nga gara e Kupës ishte kulmi i problemeve për skuadrën e Besës së Pejës.
Mirëpo ditë të rënda e presin këtë klub edhe në sezonin pranveror, pasi disa nga futbollistët kryesorë pritet ta kërkojnë ndarjen nëpërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), me arsyen se klubi nuk i ka shlyer borxhet në tre muajit e fundit.
845X486554126_1_kf_besa
Një nga futbollistët që nuk pranoi t’i përmendet emri, ka thënë se gjendja në klubin pejan është shumë e rëndë dhe se nuk pritet të lehtësohet as në ditët e ardhshme.
“Klubi na ka borxh tri rroga dhe ky borxh nuk pritet të shlyhet. Kemi kohë të gjatë që nuk jemi takuar me kryesinë e klubit dhe, ç’është më e keqja, as ndonjë premtim nuk kemi. Unë dhe disa nga futbollistët e ekipit të parë jemi duke menduar të largohemi nga klubi nëpërmjet federatës, sepse pak shpresë po shohim te Besa”, ka thënë lojtari në fjalë pë Epokën e Re.
Skuadra e Besës fillimisht u braktis nga trajneri Valdet Shoshi me bashkëpunëtorët Haxhi Zekën dhe Ilir Nallbanin, kurse në pesë ndeshjet e fundit të sezonit vjeshtor i ka zhvilluar me futbollistët juniorë, pasi futbollistët e ekipit të parë nuk kanë pranuar të luajnë pa paga.
Gjithë këto probleme sollën edhe rezultatet jo të mira ku Besa, pas sezonit vjeshtor, renditet në pozitën e dhjetë me vetëm 13 pikë, duke shënuar 14 gola dhe ka pranuara 38 gola.
prishtina besa
prishtina besa