S’ka më dilema, kjo është e ardhmja e Hysajt

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, dukej se do t’i jepte fund raporteve me Napolin.

Por situata është qetësuar pasi përfaqësuesi i lojtarit shqiptar, Mario Giufreddi ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me drejtorin sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli, megjithatë më e rëndësishme në këtë pikë ka qenë biseda mes menaxherit të Hysajt dhe trajnerit Carlo Ancelotti.

Ky i fundit duket se ka dhënë garancitë e pretenduara nga përfaqësuesi i futbollistit shkodran duke e konsideruar mbrojtësin si një aset me vlera për skuadrën e kaltër, transmeton Gazeta Olle.

Gjatë periudhës së fundit emri i 24 vjeçarit është lakuar shpesh në tregun e transfereve duke e lidhur të ardhmen e shkodranit me Chelsean, por ai do të qëndrojë në “San Paolo”.