Sjellin medalje

 

Boksierët kosovarë kanë shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Mimoza e Artë” në Hercegnovi të Malit të Zi. Ata kanë rrëmbyer 7 medalje, prej tyre, tri të arta, të cilat i fituan Violant Sylejmani, Ardit Delijaj dhe Pirro Quni, si dhe 4 të argjendta, Donjeta Sadiku, Naser Shala, Valdrin Elezaj dhe Fisnik Muharremi, njofton Federata e Boksit të Kosovës, përcjell Zëri. Ndërkaq, dy trofe të tjerë i fituan Donjeta Sadiku si boksierja më ‘fair-play’ dhe Fisnik Muharremi, që bëri pjesë në çiftin më luftarak të turneut. Në këtë turne, refer kryesor, që e ndau drejtësinë ishte edhe referi ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli.

Trajnerë të ekipit ishin, Ragip Bytyqi dhe Besim Brahimi, të cilët u ndanë të kënaqur nga boksi i treguar nga boksierët kosovarë, duke u shprehur se në Kosovë po lind një gjeneratë e talenteve dhe se në të ardhmen presin shumë nga ta.