Sistemi VAR edhe në Shqipëri, po bëhen testet e para

Sistemi i gjykimit gjithnjë e më tepër po merr interesin e të rinjve meshkuj e femra në Shqipëri.

Akademia e Arbtirimit e cila filloi aktivitetin dhe trajnimin e arbitrave të rinj të futbollit dy vite më parë, ka nisur sërish në këtë sezon të saj të dytë, me të njëjtin vrrull interesimi sipas shefit të sektorit të gjykimit në FSHF, Sokol Jareci.

“Brenda 24 oreve kemi 25 kërkesa nga djem edhe vajzea. Viti i shkuar ishte i suksesshëm pasi dolen 70- vetë”, tha Sokol Jareci, shef i sektorit të gjykimit FSHF.

Ndërkohë në ndihmë të gjykimit edhe nëv endin tonë ka filluar procedura për t’u aplikuar sistemi i gjykiomit VAR. Pas përmbushjes së aplikimit, brenda pak kohësh do të fillojë edhe trajnimi.

“Bëhet fjalë për një trajnim që zgjat 1 vit deri në 1 vit e gjysëm. Ndoshta nga sezoni 2020/2021 do të debutojë ky sistem të paktën në një ndeshje kryesore”, tha ai.

Aktualisht gjyqtari më i mirë në vend, Enea Jorgji ndodhet në UEFA në prag të kalimit në kategorinë e parë të gjyqtarëve të futbollit, një nga kategoritë më të larta ku asnjëherë më parë nuk ka gjykuar një arbitër.

Ndërkohë shefi i sektorit të gjykimit e vlerëson pozitive ecurinë e arbitrave në këtë sezon në futbollin shqiptar.