Ish-futbollisti i Drenicës “ndez” Superligën e Veteranëve me postimin e fundit

Superliga e Veteranëve e Kosovës në futboll ka nisur pak ditë më parë.

Disa skuadra tashmë janë pjesëmarrëse në këtë ligë, shkruan Gazeta Olle.

Sot pritet të zhvillohet një nga takimet më interesante të xhiros.

Drenica do të luajë ndaj Vushtrrisë nga ora 17:00.

Ish futbollisti i Drenicës, Besnik Bajraktari ka thumbua paksa rivalët nga Vushtrria para kësaj ndeshje, duke bërë më interesante këtë ligë.

“Sot persim me pa durim takimin me KFV nga Vushtrria,dhe u dergoj selam të gjithë veteranve të futbollit të Kosovës e ne veqanti Emin Baliqi Sheremet Isufi Jeton Osmanaj Muhamet Dragusha Mehmet Kurda se në këtë vit skeni qka me lyp”, ka shkruar në formë shakaje, Bajraktari në rrjetet sociale./GazetaOlle

Fotografia e Besi Bajraktari