Sinjal i keq para derbit me Dritën, Gjilani mposhtet nga Shkupi

Skuadra e FC Shkupit sot ka zhvilluar ndeshjen e fundit kontrolluese para fillimit të stinorit pranveror.

Ndeshja përfundoi me fitoren e shkupjanëve, 1:0.

Golashënues ishte Muharem Bajrami (54), nga gjuajtja e lirë.

Gjilani e fillon stinorin pranveror me derbin ndaj Dritës fundjavën e ardhshme. /Gazeta Olle/