Sinemati plason “bombën”: Shqipërinë e viziton njeriu që dënoi Skënderbeun por futi Dukën në Komitet

Opinionisti i njohur sportiv, Gëzim Sinemati ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ku ka folur për ardhjen e presidentit të UEFA-s.

“Arena Kombëtare” do të inaugurohet pas disa ditësh dhe ne cëremoninë hapëse do të jetë i pranishëm presidenti i UEFA-s, Alaksander Ceferin. Në lidhje me këtë Sinemati u shpreh se Ceferin, ka dënuar Skënderbeun dhe ka futur Dukën në Komitetin e UEFAS-s.

“Kur më treguan se do të vijë Ceferin, i thashë na ka ndihmuar. Skënderbeun e dënoi 10 vjet, ndërsa Dukën e futi në Komitetin e UEFA-s. Nëse merr dekoratë bëhet edhe më ironik dënimi në UEFA, nëse na dënojnë”, shprehet Sinenamti.

Më tej ai shton: “Nuk trukohet çdo ndeshje, por fenomeni në vetvete është i frikshëm. Nëse “Der Spiegel” nuk ka thënë të vërtetën , nuk e di, më mirë i vëmë kapak çdo gjëje”.