Sinani beson në ekipin e tij

Sigal Prishtina do të kërkoj fitoren e parë në fazën finale të “play-offit” ndaj Pejës, në ndeshjen e dytë që zhvillohet të nesër në Prishtinë.

Qendra prishtinase, Gazmend Sinani për GazetaOlle.com ka thënë se ekipi i tij do të dal fitues nga ky takim.

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe besoj se do të arrijmë të fitojmë këtë takim edhe pse e dimë se nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh Sinani.