Silva në radarin e Juventusit

Ish-mbrojtësi i Milanit, aktualisht i PSG, Thiago Silva është në radarin e skuadrës së Juventusit.

Mediat italiane raportojnë se Juventusi është duke kërkuar shërbimet e Thiago Silvas.

La Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi dëshiron që të forcojë ende më shumë vijën e mbrojtjes gjatë kësaj vere.

Dhe, Thiago Silva është njeriu që do të sillte kualitete të mëdha në fazën defanzive të skuadrës së Juventusit.