Sikur në Kosovë: Tifozi gjakosë gjyqtarin në kualifikimet e Ligës së Evropës, por ndeshja vazhdon!

Ndeshja mes Sturmit dhe AEK-ut në kualifikimet e Ligës së Evropës, prodhoi një moment aspak të hijshëm.

Gjyqtari anësor u godit me një shishe birre nga ana e një tifozi vendës, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai ra në tokë dhe u gjakos, derisa menjëherë mori ndihmën e shpejtë.

Çuditërisht, ndeshja vazhdoi pas disa minutave.

Klubi vendës njoftoi pas ndeshjes që tifozi që shkaktoi aksidentin është arrestuar.