“Sikur Hitleri të kishte për një natë në shtrat Wanda Naran, do të…”

Cështja “Ikardi” edhe pse ka marrë fund vazhdon të komentohet ende në studiot italiane.

Xhianpiero Mugini, opinionist i emisionit “Tiki-Taka” ka folur për “Live! Non e la D’Urso” dhe për bashkëshorten e Ikardit, Vanda Narën.

Mugini është një tifoz i Juventusit dhe në fjalët e tij vërehen doza të theksuara subjektiviteti dhe hiperbolizimi kur flitet për çështjet e Interit.

Ai është ftuar të komentojë marrëdhënien e familjes së Ikardit me Vanda Narën dhe ka shtangur disi me ato që ka thënë.

“Në familje është gjithmonë e vështirë, sidomos si ky rast ku vëllai në fjalë (Mauro) ka në krah një grua të tillë. Nëse Hitleri do të kalonte një natë me Vandën, do ta bënte në brekë nga frika”, ka thënë Mugini, i cili ka shkaktuar jo pak të qeshura në studio.