Sigal Prishtina sot e zhvillon ndeshjen vendimtare, i duhet përkrahja e të gjithëve

Sigal Prishtina do të përballet me skuadrën turke Demir Insaatit në kuadër të FIBA Europe Cup.

Zhvillimet e fundit në klub tregojnë se Prishtina edhe pse me ndeshje vendimtare, do ta ketë të vështirë.

Kjo pasi Prishtina në këtë ndeshje futet pa lojtarin kryesor Dardan Berishën i cili ditë më parë ka nënshkruar me kampionin e Çekisë, Nymbruk.

Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Demir Insaat zhvillohet të mërkurën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga ora 19:30.

Prishtina e ka të vështirë kalimin, pasi duhet të fitojë ndeshjen me turqit dhe duhet të shpresoj në një fitore të skuadrës ukrainase Khimik ndaj Belfius Mons-Hainaut.

“Nesër është loja e fundit dhe do të japim krejt çka kemi. Do të futem që ta kryejmë këtë edicion faqebardhë. Hyjmë për fitore dhe shpresoj të jetë sa më e thellë”.

“Kualifikimi është shumë i vështirë, po ne nuk jemi dorëzuar akoma dhe do të luftojmë deri sekondën e fundit”, ka thënë Granit Rugova për Bota Sot.

prishtina-2-780x439 Sigal